Lajme

Arrestohet në Durrës pronari i një lokali nate në Prishtinë, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 22 August 2024

Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar një të akuzuar në Kosovë për trafikim me njerëz, i cili është pronar i një lokali nate në Prishtinë.

Sipas policisë, personi i arrestuar ishte në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet në Kosovë.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit në burg për veprën penale “trafikim me qenie njerëzore”.

“Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera