Arrestohet ish-drejtori i Kadastrit në Mitrovicë, këshilltar i ministrit Peci

Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 14 July 2023
Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar Hysen Muzliukajn, këshilltarin politik të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Muzliukaj është arrestuar nën dyshimet për korrupsion për detyrat e tij zyrtare në periudhën kur ushtronte funksionin e drejtorit komunal në qeverisjen e Agim Bahtirit në Mitrovicë.
Atij i është bastisur sot banesa me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, raporton Paparaci.
Në shtator të vitit 2021, Muzliukaj ishte emëruar drejtor i Kadastrit dhe Pronës në kabinetin e Agim Bahtirit, ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës.
Në shkurt të këtij viti, Muzliukaj është emëruar këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Policia, në një aksion kundër korrupsionit, ka arrestuar sot Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka.
Mujka dyshohet për vepra penale të korrupsionit në periudhën kur ushtronte funksionin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Të tjera
-
Vdes një viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viktima pjesëmarrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Se...
-
Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar masën e par...
-
LDK-së i bashkohet asamblistja e AAK’së në Suharekë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur në radhët e saj Sanie Kuqi – Rexhe...
-
Rashiti: Sulmi në Banjskë nuk ishte nga një grup i thjeshtë kriminal
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë rreshter...
-
Rashiq për mos konstituimin e Kuvendit: Po ndihem keq që vij 29 herë pa rezultate
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nd...
-
Kryeziu: VV duhet ta ndërrojë emrin e Haxhiut, ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar ...
-
Bekë Berisha: Nëse Zoti s’e dërgon naj Pejgamber, gjakderdhja e pashmangshme!
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka reaguar ...
-
“Ka qenë një shpërthim shumë i madh”, Alban Rashiti rrëfen se si u v*ra rreshteri Afrim Bunjaku e çfarë ndodhi atë natë
Zyrtari policor Alban Rashiti, ka rrëfyer për ngjarjen e natës kritike të 24 ...
-
Kadrijaj: Detyrë e VV-së të sigurojë 61 vota për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reagua...
-
Gërvalla për moskonstituimin e Kuvendit: Kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit ...
-
Haxhiu: Opozita nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e VV-së për të propozuar kandidatin
Pas dështimit të 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandi...
-
Albin Kurti nuk i ndalet as avokatit Koci – ndalohet nga truprojat
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përballur sot me avokatin Arianit ...