Arrestohet gazetarja që protestoi kundër luftës në televizionin rus

Autori: Gazeta inFokus
08:24 | 18 July 2022
Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në rajonin e Moskës, njoftoi avokati i saj më 17 korrik.
Ovsyannikova publikoi një postim në Instagram, ku tha se është dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës.
Më vonë, ajo shkroi se është akuzuar për diskreditim të veprimeve të ushtrisë ruse për shkak të intervistës që kishte dhënë pranë një gjykate në Moskë në mbështetje të politikanit opozitar, Ilya Yashin, i cili po mbahet në paraburgim nën dyshime për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse.
Ovsyannikova javën e kaluar mbajti një protestë e vetme në afërsi të Kremlinit, duke shfaqur një pano ku shkruhej “Putin është vrasës, ushtarët e tij janë fashistë” dhe po ashtu shfaqi fotografi të fëmijëve të vrarë në Ukrainë. Për këtë protestë, ajo nuk u arrestua.
Ovsyannikova më 14 mars u shfaq në transmetim të drejtpërdrejt në një program informues të televizionit rus, Channel One, duke mbajtur në duar një pano ku ndër të tjera shkruhej: “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”. Ajo po ashtu bërtiti: “Ndaloni luftën. Jo luftës”.
Ovsyannikova, e cila në kohën e kësaj proteste ishte producente në Channel One, më 11 prill publikoi opinionin e saj të parë në versionin online të Die Welt. Me titullin “Rusët janë të frikësuar”, në këtë opinion ajo foli për pasojat e protestës së saj.
Më vonë ajo u ndalua dhe u gjobit me rreth 500 dollarë nga një gjykatë ruse për thirrje të paligjshme të protestave.
Ovsyannikova ka dhënë dorëheqje nga Channel One dhe ka kaluar disa muaj jashtë shtetit, përfshirë edhe në Ukrianë. Ajo vazhdimisht ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Për tre muaj ajo u trajnua në median gjermane, Die Welt. Më herët gjatë korrikut, gazetarja njoftoi për rikthimin e saj në Gjermani.
Në Rusi është rritur numri i ndalimeve dhe ndjekjeve të gazetarëve, aktivistëve dhe të tjerëve që sfidojnë linjën e Kremlinit sa i përket pushtimit të Ukrainës. Qeveria ruse e quan “operacion të posaçëm” dhe jo luftë.
Ndërkaq, Ilya Yashin, 39 vjeç, është një kritik i Kremlinit dhe një prej të paktëve politikanë opozitarë në Rusi, pas shtypjes së mbështetësve të opozitarit të arrestuar, Aleksei Navalny, dhe ndër të paktët që po flasin kundër luftës në Ukrainë.
Ky politikan opozitar është gjobitur katër herë në javët e fundit për diskreditim të ushtrisë ruse lidhur me kundërshtimin e tij të luftës në Ukrainë.
Muajin e kaluar ai tha se u arrestua për mosbindje të akuzave ndaj tij dhe nuk e përjashtoi mundësinë që ndaj tij të iniciohet procedurë penale, që do të mund të përfundojë me dënim me burgim.
Yashin po ashtu ka deklaruar se autoritetet kanë tentuar që ta detyrojnë që të largohet nga Rusia, por ai ka refuzuar.

Të tjera
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...
-
“Kujt po i thu hajn”? Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rrah nga policët në Klinë
Janë publikuar pamje të reja që hedhin dritë mbi incidentin e rëndë ku qyteta...
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...
-
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyr...
-
Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr
Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dr...