Lajme

Arrestohet “dilleri” i Prishtinës, policia i gjen mbi 14 kilogramë marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 14 October 2022

Të enjten pas një bastisjeje në shtëpinë e një burri në Prishtinë policia ka gjetur 14 e 500 gram marihuanë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, derisa substanca narkotike është konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit-bastisjes së shtëpisë së tij dhe objekteve përcjellëse, kanë gjetur e konfiskuar 14 kilogram e 500 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera