Sport

Arrestohet Dani Alves, pritet vendimi i Gjykatës për masën ndaj brazilianit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 January 2023

Futbollisti brazilian, Dani Alves është arrestuar pasi është nën akuzë se ka abuzuar seksualisht ndaj një femre në Barcelonë. Dhuna për të cilën akuzohet ka ndodhur 30 dhjetorin e shkuar, në Sutton, një klub në qytetin katalan, bëri të ditur policia për Associated Press. Alves, shkruan “Mundo Deportivo”, iu dorëzua mëngjesin e kësaj të premteje forcave të rendit. Pasi lëshoi një deklaratë , futbollisti brazilian doli nga komisariati në një makinë të policisë pak minuta pas orës 10 të mëngjesit, për t’iu drejtuar selisë së Gjykatës në Barcelonë.

Vajza, e cila ishte me disa miq duke festuar në një klub nate në qytetin katalan, i tregoi policisë se 39-vjeçari e kishte prekur në pjesët intime pa lejen e saj. E shoqëruar nga miqtë e saj, vajza e denoncoi ngjarjen te personeli i sigurisë së diskotekës, që aktivizoi protokollin në lidhje me çështjen, duke ia komunikuar policisë.

Stafi i futbollisti e ka përgënjeshtruar ngjarjen, duke konfirmuar se Dani Alves gjendej në klub për vetëm pak kohë dhe aty nuk ndodhi asgjë. Aktualisht Alves luan me klubin meksikan Pumas.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy