Lajme

Arrestohet burri i Nancy Pelosit

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 29 May 2022

Arrestohet bashkëshorti i Nancy Pelosit, Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Ai u arrestua në Kaliforni gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u kap pak para mesnatës në Napa County, Kaliforni dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikim të alkoolit, me një nivel në gjak prej më të lartë se 0.08.

-Advertisement-

Lirimi me kusht i Pelosit u caktua në këmbim të 5,000 dollarë.

Mediat amerikane raportojnë se detajet rreth incidentit nuk janë tërësisht të zbardhura dhe nuk dijet ende nëse 82-vjeçari ka qenë duke vozitur i vetëm apo jo në momentin që u arrestua.

Policia ka refuzuar të komentojë për mediat ngjarjen.

Kujtojmë se Paul është bashkëshorti i Nancy Pelosit që nga viti 1963.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera