Lajme

Arrestohen oficerët e Shërbimit Korrektues pas arratisjes se personit nga QKUK

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 24 May 2019

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin, arratisje e personit te privuar nga liria.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 4 të mëngjesin në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar: A.K. 23 vjeçar.
I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona : F. Sh. 53 vjeçar dhe R. Z. 42 vjeçar.
Të njëjtit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën penale: ,undësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera