Lajme

Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohet që i shkaktuan lëndime trupore një 20-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 05 January 2023

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona në Han të Elezit, të cilët dyshohet që dje i kanë shkaktuar lëndime trupore një 20-vjeçari e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të arrestuarit janë A.K, 21 vjeç dhe S.SH 18 vjeç, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

-Advertisement-

Komunikata e plotë:

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit

Me datën 04.01.2023 rreth orës 22:00, policia e stacionit në Han tē Elezit kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Adem Jashari’’ në Han tē Elezit ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona i kishin shkaktuar lēndime trupore personit H.C (M/K) i moshës 20 vjeçar dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e rendit e më pas edhe hetuesit policor i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot në ora 16:00, hetuesit policor i kanë arrestuar personat e dyshuar A.K (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe S.SH (M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera