Lajme

Arrestohen deputetët e Vetëvendosjes (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 24 November 2017

Policia me urdhër të Gjykatës ka shpallë në kërkim për arrest, deputetin e Kuvendit të Kosovës që nga dita e djeshme. Ndërkaq sot Policia e Kosovës ka arrestuar Kurtin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në kohën kur Kurti po hynte në mbledhjen e Kuvendit, shkruan Infokusi.com

Kurti është dërguar me automjetin për bartje në stacionin policor, mirëpo automjeti është bllokuar nga aktivistë të Vetëvendosjes dhe qytetar të cilin nuk e kanë lejuar lëvizjen e tij, derisa policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj tyre.

Rexhep Selimi, Aida Durguti, Glauk Konjufca, Dukagjin Gorani, Dardan Sejdiu, Adem Mikullovci, Sami Kuteshi, Qëndron Kastrati si dhe disa aktivistë të tjerë janë parë se qëndronin  përkrah Kurtit gjatë arrestimit të tij./Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera