Lajme

Arrestimi i dy personave për drọgë, Sveçla: S’do të ndalemi në hetimin e aktiviteteve të tilla kriminale

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 22 August 2024

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar substancë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionet e suksesshme.

Përmes një postimi në Facebook, ministri ka thënë se me goditjen e këtij aktviteti kriminal, është mbrojtur edhe jeta e të rinjëve në Kosovë.

-Advertisement-

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë mbi 6 kilogramë dhe kokainë rreth 39 gram, në vlerë mbi 150.000 euro si dhe me arrestimin e dy personave. Përveç suksesit në goditjen e këtij aktiviteti kriminal është mbrojtur edhe jeta e të rinjve tanë që ishin potencial i përdorimit të tyre”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ai është zotuar se s’do të ndalen në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale që helmojnë dhe e cenojnë jetën dhe sigurinë e rinisë kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera