Lajme

Armend Zemaj: Isniqi beson në qeverisjen e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 03 June 2026

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Armend Zemaj, ka vlerësuar lart përkushtimin e banorëve të Isniqit ndaj vlerave demokratike, traditës dhe interesit kombëtar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një mesazhi , Zemaj ka theksuar se Isniqi ka qenë dhe vazhdon të mbetet simbol i unitetit, punës dhe dinjitetit qytetar, duke e cilësuar këtë fshat si një ndër mbështetësit më të fuqishëm të LDK-së ndër vite.

“Isniqi i LDK-së, Isniqi i vlerave dhe i traditës, Isniqi i atdhetarëve të kombit, Isniqi i përkushtimit ndaj lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar. Isniqi ka qenë dhe mbetet simbol i unitetit, punës dhe dinjitetit qytetar”, ka deklaruar Zemaj.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se Isniqi beson në qeverisjen e udhëhequr nga LDK-ja, duke bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje të mëtejshme për këtë subjekt politik.
“Bashkohu, LDK”, përfundon mesazhi i kandidatit të LDK-së, Armend Zemaj/Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy