Sport

Armend Thaqi tregon se a do të luaj kundër Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 26 October 2020

Të dielën Ballkani e pësoi humbjen e parë në këtë sezon në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Suharekasit u mposhtën nga Trepça ’89 me rezultat 4-3, edhe pse deri në minutën e 64’ ishin duke fituar me shifrat 3-0.

Përveç rezultatit të ndeshjes ‘portokallinjtë’ morën edhe një lajm tjetër të keq nga ballafaqimi me ‘minatorët’, pasi mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi, u lëndua gjatë pjesës së parë.

-Advertisement-

Ish-reprezentuesi i kombëtares së Kosovës u detyrua ta lerë fushën e lojë, duke rrezikuar kështu seriozisht paraqitjen e tij në derbin ndaj Prishtinës që zhvillohet të mërkurën në Suharekë.

Gazeta inFokus ka kontaktuar me Thaqin, për të kuptuar sa është riaftësuar dhe a do të luaj ndaj ish-skuadrës së tij, ndërsa Thaqi ka thënë se nesër do ta kuptoj sa a do të mund të paraqitet kundër kryeqytetasve.

“Sot kam pasur terapi, e do të kem edhe nesër për të mësuar saktë se a do të jem i gatshëm për sfidën ndaj Prishtinës”, ka deklaruar Thaqi për Gazetën inFokus.

Ballkani – Prishtina, luhet të mërkurën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera