Sport

Argjend Mustafa bëhet me skuadër të re

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 20 September 2020

Argjend Mustafa ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “A&N”, i cili garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Së fundmi Mustafa ishte futbollist i Llapit në kampionatin elitar, por që ndërpreu para kohës marrëveshjen me klubin nga “Zahir Pajaziti” dhe kështu mbeti futbollist i lirë.

A&N ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 27 vjeçar, teksa ka paralajmëruar që prezantimi do të bëhet së shpejti.

-Advertisement-

Klubi prizrenas është përforcuar mjaft shumë në këtë afat kalimtar, pasi që konkurrenca në grupin A të kësaj lige është tejet e madhe.

Ditë më parë kjo skuadër kishte arritur marrëveshje edhe me futbollistin tjetër të Superligës, Hasan Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera