Sport

Ardian Nuhiu flet pas eliminimit të Dritës

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 24 September 2020

Drita është eliminuar nga Legia e Varshavës në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri i gjilanasve në një deklaratë për media pas ndeshjes ka thënë që është krenar me klubin e tij, pasi kjo është hera e parë që një skuadër kosovar ka arritur kaq larg në garat evropiane.

“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Të enjten jemi takuar me një ekip të fortë si Legia. Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

-Advertisement-

Drita ka fituar 770 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrjen në garat evropiane./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera