Sport

Ardian Nuhiu flet pas barazimit me Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 18 October 2020

Drita nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj Gjilanit, pasi ka luajtur baras pa gola 0-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili nuk është shprehu i mërzitur me barazimin.

“Nuk më mërzit aspak fakti që nuk fituam, pasi që luajtëm mirë. Kemi krijuar shumë raste, dominuam gjithë ndeshjen, sikurse në pjesën e parë, po ashtu edhe në pjesën e dytë. Kur ekipi luan mirë, rezultati do të vij patjetër“, deklaroi Nuhiu për “Art Sport”.

-Advertisement-

Tutje tekniku shkupjan ka thënë se është i kënaqur me futbollistët e tij, pasi i janë përgjigjur për mrekulli detyrave që u janë caktuar.

“Përballë vetës kishim një kundërshtar mjaft të fortë, mirëpo e thash edhe më parë që jam i kënaqur pasi që futbollistët i’u përgjigjën për mrekulli detyrave që u’a caktuam. Mundësitë nuk i shfrytëzuam për ta fituar ndeshjen, por mbetem i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në këtë ndeshje”, përfundoi Nuhiu.

Pas këtij barazimi Drita renditet e dyta me 10-të pikë, 6-të me pak se Ballkani që kryeson, por që ka dy ndeshje me shumë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera