Rozë

Arbnora Ademaj i bën dhuratë vetes një veturë super luksoze (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 19 September 2017

Ish-Miss Kosova Arbnora Ademaj është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Tash e sa kohë, bukuroshja posedon një qendër fituesi në Prishtinë, në të cilin ushtron edhe profesionin e instruktores së palestrës, shkruan Telegrafi.

Njëherësh, këto ditë ajo është duke udhëhequr edhe “Procesin Sportiv” në Radio Televisionin e Kosovës.

-Advertisement-

Arbnora është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Ademaj ka treguar përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, se së fundmi ka bërë një super blerje.

Ajo i ka bërë dhuratë vetes një veturë luksoze, të tipit “Rang Rover”.

Modelja bukuroshe ka publikuar fotografinë e ambientit të brendshëm të veturës së saj të re, si dhe çelësat e saj.

Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet për blerjen e re nga fansat e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera