Lajme

Arber Vllahiu zyrtarisht aderon në AAK

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 19 May 2017

Arbër Vllahiu, ish- këshilltari i presidentes së kaluar, Atifete Jahjaga, para disa minutash ka aderuar zyrtarisht në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në konferencën për media kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Vllahiu iu bashkua AAK-së për ti ndihmuar vendit

“Në rrugëtimin tonë për ti ndihmuar vendit sot jemi bashke me një kolege sepse edhe pse nga mediat gjithmonë kemi rrugëtimin bashkë ne tema politika

-Advertisement-

Arbëri është një nga gazetaret më të mirë, ëmble i BBC-se gjate, dhe ai që për një kohë të gjatë në zyrën e Presidentes Jahjaga ishte në tavoline me ne.” ka thënë Hardainaj, raporton Infokusi.com

Vllahiu ka thënë se kjo është një mundësi për ti kontribuar vendi

“E konsideroj si një prej nderëve me të mëdha dhe mundësisë për ti kontribuar vendit.

“Unë kam parë Aleancën si shtëpi dhe adresën e duhur për të ecur së bashku drejt zhvillimit të vendit”ka thënë Vllahiut, raporton infokusi.com

Vllahiu në fund ka falënderuar AAK-në për mundësin e dhënë /INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera