Lajme

Arben Mustafa nga Kamenica: Qytetarët janë lodhur nga krizat dhe bllokadat

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka vazhduar takimet me qytetarë në Kamenicë, ku tha se po sheh mbështetje dhe shpresë për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi, Mustafa deklaroi se qytetarët janë të lodhur nga bllokadat dhe krizat, duke kërkuar më shumë stabilitet dhe funksionim institucional.

“Shumë shpresë për ndryshimin që i hap rrugë zhvillimit. Qytetarët janë lodhur me bllokadat dhe krizat e këtij pushteti arrogant. Duan normalitet dhe stabilitet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas Mustafës, PDK dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ofrojnë vizion për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët.

“Bedri Hamza është i duhuri për t’i prirë projektit që sjell funksionim institucional, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët. E kemi dijen dhe vullnetin për këtë”, u shpreh Mustafa.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy