Auto&Tech

Apple Watch 3 me valë celulare zëvendëson kartën SIM

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 14 September 2017

Çipi eSIM mund të jetë shumë më i vogël dhe të kryejë të njëjtin funksion. Fillimisht ishte dizajnuar për pajisjet industriale.

Apple ka një suprizë në brendësi të orës inteligjente Apple Watch: një kartë SIM të integruar e cila nuk është një kartë SIM. Është një eSIM – embedded subscriber indentity module.

Rreth këtyre kartave flitet prej vitesh ndërsa kjo është hera e parë që përdoren në tregun e konsumatorëve.

-Advertisement-

Esencialisht një eSIM është një kartë SIM e salduar në bordin e pajisjes, duke eliminuar nevojën për kartat plastike të cilat mbajnë çipe, apo mekanizimin e kyçjes që i mban në vend.

Çipi eSIM mund të jetë shumë më i vogël dhe të kryejë të njëjtin funksion. Fillimisht ishte dizajnuar për pajisjet industriale.

Në rastin e Apple, integrimi i një eSIM kursen hapësirë të çmuar në Apple Watch pa qenë nevoja të krijohet hapësirë për një kartë normale.

Megjithatë edhe kjo ka një anë të errët. Duke hequr kontrollin nga përdoruesit, eSIM e vendos atë në duart e Apple.

eSIM duhet të regjistrohet nga vetë pajisja dhe përdoruesit nuk mund të kalojnë tek një tjetër operator i cili nuk mbështetet nga Apple e as të shisni telefonin tek një përdorues tjetër nga një kompani tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera