Aplikimi për anëtarësim në BE, çfarë kërkohet nga Qeveria
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 11 December 2022
Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës se do të aplikojnë për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, në mesin e muajt dhjetor ka nxitur reagimin e partive opozitare dhe njohësve të integrimeve evropiane.
Ata kërkojnë nga ekzekutivi që paraprakisht të kenë konsultim të duhur me vendet anëtare, pasi marrja e statusit të kandidat është një proces që zgjatë ndër vite. Në anën tjetër, nga kabineti qeveritar thonë se për dorëzimin e aplikimit janë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, thotë për KosovaPress, se para aplikimit Qeveria duhet të tregojë se ka vullnet brenda BE-së për të pranuar këtë aplikacion të Kosovës.
“Marrja e statusit të kandidatit është proces, i cili nuk mund të ndodh brenda natës. Ajo çka kemi parë është se Qeveria ka proklamuar se do të aplikojë për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë se do të bëhemi kandidat, pasi ky është proces i cili varet kryesisht nga parakushtet që janë vënë nga ana e BE-së, pra i plotësojnë kushtet dhe atëherë fitojmë statusin e kandidatit. Por ka edhe një element tjetër politik, për të cilin qeveria është në favor më të mirë për të ditur, se a ekziston një vullnet i mirë brenda vendeve të BE-së për t’i dhënë Kosovës statusin, pasi vetëm Kosova dhe Bosnja kanë mbetur pa një status të tillë, pasi vendet të tjera e kanë fituar këtë të drejtë”, tha ajo.
Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se dhënia e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE është e vështirë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.
Megjithatë, ai shton se aplikimi është mirë të ndodh për shkak se e vendos Bashkimin Evropian para aktit të kryer.
“Aplikimi është mirë me ndodh për shkak që BE-në të sjellim para aktit të kryer. Ne e kemi kryer punën tonë i plotësojmë kriteret minimale për t’i hapur negociatat apo për të qenë vend kandidat, mandej i mbetet vendeve të BE-së të vendosin po ose jo…4:58 Këshilli i Evropës e konsulton Komisionin Evropian për të bërë një skenim të gjendjes se ku është shteti kërkues. Po ashtu kërkohet pëlqimi i Parlamentit Evropian, por edhe parlamenteve kombëtare. Në këtë pikë asnjëherë nuk besoj se do të merr Këshilli i Evropës pëlqimin nga parlamentet kombëtare. Në fund të ditës edhe nëse merr një ‘po’ po themi në mënyrë hipotetike, prapë duhet unanimiteti brenda Këshillit”, thekson ai.
Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur optimiste se aplikimi për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian do të ketë rezultate.
“Po ka strategji shumë të qartë edhe rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tanë si në Bashkimin Evropian, por edhe në BE rreth aspiratave tona për anëtarësim në BE-ja. Jo vetëm që ka koordinim por ka edhe mbështetje të fuqishëm për aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo të premten në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Aspiratat e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE janë shfaqur qysh në fillim të vitit 2022 nga të gjithë krerët institucional.
Gjatë kësaj jave në Bruksel ka qëndruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është takuar me përfaqësues të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian për të diskutuar për planet e Kosovës për aplikim për statusin të kandidatit për anëtarësim në BE.
Sa i përket planeve të Kosovës për aplikim në BE, së fundmi ka folur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel, i cili tha se ky institucion do të shqyrtojë atë aplikacion dhe më pas do të dalin me qëndrim./KP
Të tjera
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...