Auto&Tech

Aplikacioni “Ku Je” – Shtohen përdoruesit pas incidentit me zhdukjen e një personi në Itali

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 22 August 2019

“Ku je?” ka nisur një garë e vërtetë në Itali për aplikacionin që tregon vendndodhjen, pas fatkeqësisë së Simon Gautier, i cili mbeti i plagosur në një zonë shkëmbore dhe ishte krejtësisht vetëm.

I riu kërkoi ndihmë në 9 gusht por nuk dinte ta sqaronte me saktësi se ku ndodhej, dhe ekipet e shpëtimit nuk arritën ta lokalizonin. Mendimi se një situatë e tillë mund t’i ndodhe kujtdo, ka shtyrë shumë persona në vendin fqinj të shkarkojnë në smartfonet e tyre aplikacionin: “Where are U“.
Falë tij, nuk ka nevojë të shpjegohet asgjë mbi vendndodhjen sepse me telefonatën, koordinatat transmetohen automatikisht në numrin e emergjencës 112.

Trupi i pajetë i Simonit u gjet në 18 gusht; tragjedia e ekskursionistit francez shkaktoi bujë të madhe në vend dhe nuk vonoi shumë që “Where are U” , nga faza eksperimentale që ishte deri tani vonë, të niste përhapjen në nivel kombëtar. 27 vjeçari kishte mundur të përcillte një apel për ndihmë, duke thënë se qe rrëzuar nga një shkëmb e kishte thyer të dyja këmbët ndërsa vizitonte Salernon.

-Advertisement-

“Më ndihmoni, shoh detin, por nuk e di se ku jam”, i pat thënë ai autoriteteve vendase, të cilat pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën ta gjenin në kohë, e për këtë arsye dhe kanë tërhequr kritikat e ashpra të të afërmve të të riut francez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera