Auto&Tech

Aplikacionet popullore të iPhone-s që po incizojnë ekranin pa dijeninë tuaj

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 07 February 2019

Shumë aplikacione popullore të iPhone-it nga kompanitë ajrore, dyqanet e veshjeve dhe ato të destinuara për vende udhëtuese mund të kontrollojnë aktivitetin tuaj në ekran, pa dijeninë tuaj.

Një hetim ka zbuluar se këto të dhëna u kthehen ‘developer’-ëve të aplikacioneve për t’iu ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve të tyre,

Kompanitë kryesore, duke përfshirë këtu Expedia, Hollister dhe Air Canada, po monitorojnë atë që bëni në aplikacionet e juaja, duke përfshirë këtu çdo klikim, prekje apo goditje të lehtë të ekranit.

-Advertisement-

Një ekspert ka frikë se të dhënat nga këto aplikacione nuk mund të maskohen mjaftueshëm për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.

Megjithatë, nuk ekziston ndonjë sugjerim se Expedia dhe Hollister dështojnë në përmbushjen e këtij standardi.

‘The App Analyst’, një ekspert i celularëve që shkruan në lidhje me aplikacionet në blogun e tij, pretendon se kompania ‘Air Canada’ nuk ka maskuar sa duhet sesionet e rikthimeve.

Ky përdorues sugjeron se kjo mund të jetë arsyeja për shkeljen e të dhënave nga aplikacioni për iPhone, në të cilën u ekspozuan të dhënat e 20.000 profileve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera