Apeli merr vendim ndaj kërkesës së Prokurorisë për paraburgim të deputetëve të VV-së
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 05 April 2018
Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kishin hedhur gaz gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës më 21 mars të këtij viti.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar zyrtari për informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari.
Bëhet fjalë për deputetët, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba, kurse për Liburn Aliun, Valon Ramadanin dhe Arbërie Nagavcin, pritet të vendoset, siç ka thënë Jashari, së shpejti.
Kështu, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 23 mars, kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjykata e shkallës së parë kishte vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë nuk është i nevojshëm, pasi nuk përmbushen asnjë nga kushtet konkrete, qoftë veç e veç apo bashkë, për caktimin e ndonjërës nga masat për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë.
Pas refuzimit të kërkesës së tyre nga shkalla e parë, Prokuroria i ishte drejtuar Apelit me ankesë me të cilën kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 22 mars, kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” të arrestuar një ditë më herët, derisa po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës. Deputetë e VV-së, Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla ishin arrestuar, gjatë kohës kur po mbahej seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Arrestimi i tyre ishte bërë, pasi që ata dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën plenare të legjislativit të vendit.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...