Anulohet viza e ministrit të Jashtëm rus Lavrov në Serbi, ja arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
08:28 | 06 June 2022
Është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lvrov në Serbi pasi shtetet fqinje kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin e tij, ka thënë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax, transmeton Reuters.
Ky burim ka konfirmuar raportimet e mediave në Serbi, të cilat kanë thënë se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që do të bartte kryediplomatin rus në Beograd të hënën.
“Diplomacia jonë duhet të avancojë teleportimin”, është cituar të ketë thënë ky burim.
Ministria e Jashtme ruse nuk ka komentuar ende këtë raportim.
Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë të dielën se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën.
Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Serbia, vend që ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, e ka përballuar presionin për të marrë qëndrimin për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologAnulohet u i tij serb, Aleksandër Vuçiç janë pajtuar muajin e kaluar që Rusia të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Serbi, derisa disa shteteve u është bllokuar furnizimi për shkak se kanë refuzuar të paguajnë në rubla ruse.

Të tjera
-
Izraeli godet Bejrutin
Izraeli ka lansuar disa sulme në kryeqendër të Libanit, Bejrut. Forcat Izrael...
-
Tregu i lirë i energjisë, LBK ‘‘kërkesë urgjente’’: Pezullojeni vendimin, është i njëanshëm me pasoja të rënda
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar që vendimi i ZRRE-së lidhur me kalim...
-
Vde*s ish-komandanti i stacionit policor në Vushtrri, reagon Ferit Idrizi
Ka ndërruar jetë Muhamed Alidemaj, ish-komandant i Stacionit Policor në Vusht...
-
Haradinaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Gëzim dhe begati në çdo familje
Kryetari i AAK-sw, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë ...
-
AAK: Institucionet janë shndërruar në vegla të një partie, demokracia në rrezik
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar me një...
-
Digj*et kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një kamion është përshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë. Nuk d...
-
KDI pas takimit me Osmanin: Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë është e papranueshme
Përfaqësues të KDI-së janë takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani,...
-
Anëtarët e NATO-s, të gatshëm të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se shumica e aleatëve të S...
-
Shukri Buja, kandidat i PDK-së për Lipjan
Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, ka bërë të ditur se në mb...
-
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka...
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...