Rozë

Antonela i thotë hapur dy banorët më fallso brenda shtëpisë së Big Brother VIP

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 17 January 2022

Antonela është ish banorja e Big Brother VIP që ka bërë rrëmujë brenda shtëpisë.

E ftuar në emisioni ‘E diell’, iu është përgjigjur pyetjeve të shumta.

Ajo ka folur rreth personazheve që janë më fallso brenda shtëpisë.

-Advertisement-

Emri i parë sipas saj ishte Iliri, ku ajo sqaroi se ai është banori më fasadë aty brenda dhe që të gjitha që ai bën janë fallso.

Dhe emri i dytë është Arjola dhe sipas Antonelës ajo e ka përdorur shumë vuajtjen për lojë.

‘A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje’, tha Antonela.

Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me Big Mamën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme Big Brother VIP.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera