Lajme

Anton Berisha: Kurti në përpjekje ta imitojë Zelenskyn, po përshkallëzon retorikën e luftës imagjinare me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 19 April 2022

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, se po përshkallëzon retorikën e luftës imagjinare me Serbinë.

“Përderisa lufta reale ruso-ukrainase për Donbas ka nisur përshkallëzimin e plotë, Kurti në përpjekje për të imituar Zelenskin po përshkallëzon retorikën e luftës imagjinare me Serbinë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Berisha thotë se Kurti, do të duhej që tash të vepronte kundër krimit ndërkufitar.

-Advertisement-

“E në fakt, si kryeministër i vendit Kurti do të duhej të veproj kundër krimit ndërkufitar që hyn në përgjegjësinë e tij, dhe jo t’i mbuloj incidentet  me retorikë të rrejshme patriotike”, shkroi Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera