Anthony Joshua zbulon favoritin kryesor për rival të ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus
11:51 | 02 May 2017
Ata janë dy boksierët që kanë mundur Wladimir Klitschko, të dy janë të pamposhtur në ring dhe duket se e gjithë bota synon të shohë këtë sfidë.
Prej kohësh boksierët kanë lëshuar sinjale mes tyre, për të kryqëzuar dorezat në ring, sinjale që janë bërë edhe më konkrete ditët e fundit. Joshua korri ditën e shtunë fitoren e 19-të në ring, duke mundur me “KO” teknik Wladimir Klitschko, por duke folur për të ardhmen ai tha se ende s’ka vendosur për rivalin.
“Mendoj se rivalin e radhës do ta vendosin fansat dhe unë e dëgjoj zërin e tyre. Ato po më çojnë drejt një përballje britanikësh dhe ju e kuptoni për kë e kam fjalën, sfidën me Tyson Fury”, u shpreh sot në një intervistë Anthony Joshua.
Përballja me Klitschko gjeneroi mbi 70 milionë euro, ndërkohë që ajo u ndoq nga 90 mijë shikues në stadiumin “Wembley” të Londrës (nga biletat u arkëtuan 10 milionë euro). Por kërkesat kanë qenë për më shumë se 100 milionë, aq sa organizatorët shprehen se në pritje për një biletë kanë mbetur gati 35 mijë vetë.
“Unë dua të organizoj një ndeshje boksi që të kalojë shifrën e 1 miliardë dollarëve. Këtë gjë mund ta realizoj një ditë dhe mendoj se një sfidë me Tyson Fury mund t’i gjenerojë këto të ardhura”, u shpreh më tej Anthony Joshua, kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe WBA, tituj që vjet i mbante Fury. “Unë argëtohem me cilindo rival që kam përballë, Klitschko, Fury apo këdo tjetër”, tha Joshua, që duket se insiston për një përballje britanikësh me Tyson Fury, në një stadium që të vendosë rekorde edhe më të mëdha shikuesish e të ardhurash.

Të tjera
-
Kurti: Ligjin për KPK-në do ta rishkruajë ministrja Albulena Haxhiu
Kryeministri Kurti ka thënë se nuk do ta shkarkojë ministren e ...
-
Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së rrezikon të paralizohet, nevojitet ndihmë financiare për operimin e saj në Turqi
Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni, njëherësh drejtori i Fondacion...
-
Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfolur shumë për një dolli që e ...
-
Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe...
-
Kica: Ministrja Haxhiu po i shkel rekomandimet e Këshillit të Evropës
Doarsa Kica Xhelili, deputete në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se ...
-
Kurti për ambasadorin Berishaj: Është fushatë e ashpër kundër tij edhe nga Serbia
Kryeministri Kurti ka thënë se ambasadori Martin Berishaj po sulmohet për të ...
-
A e përcjell Kurti Luiz Ejllin, kjo është përgjigja e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intevistë në RTV Dukagjini është ...
-
Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2013 n...
-
Kurti tregon pse nuk ka vizituar ish-krerët e UÇK-së: Mendoj se vizita ime nuk ndihmon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar pse nuk ka vizituar ende ish-...
-
Sqarimi “interesant” i Kurtit për raportin e DASH-it që thotë se qeveria është e korruptuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me raportin e Departamen...
-
Kurti i përgjigjet Abdixhikut: Puna e marë më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur një deklarate të krye...
-
Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka qenë premtim i tij rr...