Ankohet Bërnabiq: Çfarëdo që bëjmë nuk është mjaft e mirë për BE-në
Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 29 August 2023
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka pretenduar në Forumin Strategjik të Bled se Serbia ka më shumë se 20 vjet që pret anëtarësimin dhe se njerëzit janë të lodhur, sepse “çfarëdo që të bëjmë nuk është mjaft e mirë”, duke “harruar” kushtin kryesor që e ka Serbia, e që është marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.
Ajo ka pretenduar se Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin dhe ka ende vështirësi në marrjen e datës për fillimin e negociatave dhe se Serbia është ende në negociata 10 vjet pas fillimit të negociatave, transmeton Paparaci.
“Data e fillimit të negociatave do të thotë shumë për Ballkanin Perëndimor, por jo për Bashkimin Evropian”, ka thënë Bërnabiq dhe ka shtuar se “BE-ja e shikon Ballkanin Perëndimor sikur çfarëdo që të bëjë nuk është mjaft e mirë”.
“Është njësoj si t’i thuash një vajze fundi yt është shumë i gjatë, ndërroji rrobat dhe pastaj i thua por tani është shumë i shkurtër, ndërroji rrobat, tani mëngët janë të gjata. Nuk dini çfarë të bëni, njerëzit lodhen”, ka pretenduar Bërnabiq.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...