Sport

Anglia “tmerron” Malin e Zi, Portugalia ia puth 6 herë rrjeten Lituanisë

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 14 November 2019

Kanë përfunduar ndeshjes e xhiros së nëntë të kualifikimeve për Europianin 2020.

Shqipëria nuk arriti të përshëndetet më së miri nga “Elbasan Arena”, nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Andorrës, në takimin ku të dyja ekipet shënuan nga 2 herë.

Anglia ia tundi rrjetën 7 herë Malit të zi, 7 me 0. Portugalia “poshtëroi” Lituaninë 6 me 0, Ronaldo shënoi hat-trick për kampionin aktual të Evropës.

-Advertisement-

Serbia mposhti 3 me 2 Luksemburgun. Franca me mund të madh rikthen rezultatin ndaj Moldavisë në “Parkun e princave”, 2 me 1 ishte epilogu i këtij takimi.

Kosova mbylli aventurën evropiane dhe gjasat për kualifikim në “Doosan Arena”, Kral i shënoi dy herë Muriçit dhe e kualifikoi Republikën Çeke në Euro 2020.

Ndeshja hapëse e javës së nëntë u mbyll pa gola, Turqia e Islanda u ndanë në “paqe”, 0 me 0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera