Sport

Angel Di Maria zbulon të ardhmen me një foto në rrjetet sociale?

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 June 2022

Te Juventusi presin një përgjigje përfundimtare, të cilën Angel Di Maria duket se ka zgjedhur ta japë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ylli argjentinas, që është pa kontratë, vijon pushimet në brigjet e Spanjës, por duket se tashëm e ka ndarë mendjen që t’i bashkohet Juventusit sezonin e ardhshëm.

Një foto me shokët e tij Paredes e Lo Celso, e postuar bardhezi, duket se është një sinjal i qartë për të ardhmen e argjentinasit, që pasi ka luajtur në Spanjë, Francë e Angli, stacionin e radhës do ta ketë pikërisht në Serinë A.

Juventusi ka nisur prej kohësh negociatat me Di Marian dhe duket se e ka marrë tashmë përgjigjen pozitive, por pritet vetëm që argjentinasi të përfundojë pushimet, para se të udhëtojë drejt Torinos për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera