Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe 2 muaj, ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 05 September 2023
Edhe për dy muaj i është vazhduar masa e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen në Bon Vivant, Andi Pajazitit, i njohur si “Italiani”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gjithashtu ajo bëri të ditur se “Italiani” është kthyer prapë në Burgun e Sigurisë së Lartë pas vizitës specilistike në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
“Ju njoftojmë se bazuar në lejen e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda si dhe nga rekomandimi mjekësorë, me datë 01.09.2023 i pandehuri A.P ka qenë në Klinikën e Ortopedisë të QKUK-së për vizitë specialistike. Pas vizitës mjekësore, të njëjtin e kanë kthyer prap në Institucionin e Burgut të Sigurisë së Lartë. Me datë 04.09.2023, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë Gashi për Gazeta10.
“italiani” ndodhet nën masën e paraburgimit për vrasjen që ndodhi me 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq K.R., 39-vjeç dhe u plagosën disa të tjerë.
Të tjera
-
Presidenca i reagon Artan Behramit: Presidentja asnjëherë nuk ka deklaruar se kthimi në Kosovë i ish-krerëve të UÇK-së krijon destabilitet
Zyra e Presidencës ka reaguar në lidhje me disa deklarata të dhëna nga kandid...
-
Bedri Hamza: Në ditën e parë si kryeministër i filloj ndryshimet ligjore për rritjen 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Ganimete Musliu falënderon qytetarët: Bashkë do ta bëjmë Kosovën “Ma mirë”
Kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokrtike e Kosovës, Ganimete...
-
Grenell nuk ndalet me kritika, reagon edhe ndaj Kurtit: Zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme
Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisar...
-
Po vjen “stuhia e shekullit”, tornado dhe erë deri në 160 km/h, Britania dhe Irlanda në ạlarm
Zyra e Meteorologjisë në Britani ka lëshuar një paralajmërim të kuq për motin...
-
KQZ njofton për fillimin e shtypjes së fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i shty...
-
Dëshmitari thotë se raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren nuk sjell përfundim që kryerësit e kṛimit ishin shqiptarë
Dëshmitari Helmut Schreckenbauer ka pohuar të enjten në Hagë që sipas raporti...
-
Lushtaku viziton bizneset: Misioni “Ma mirë” synon të ndikoj në forcimin e ekonomisë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Zgjedhja e kryetarit të ri, KPM me arsyetim shtesë: Ka ndodhur kështu edhe në vitin 2016 – anëtarët mund të ndryshojnë rregulloren në çdo kohë
Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të ri, Besnik B...
-
IKSHPK: Nga 6 deri më 12 janar janë raportuar 7826 raste të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin
Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta ...
-
Kontingjenti i ri ushtarak moldav niset për në Kosovë
Ushtria Kombëtare e Moldavisë ka dislokuar kontingjentin e 22-të të ushtarëve...
-
Artan Behrami: Presidentja u ka thënë diplomatëve se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë e destabilizon vendin dhe rajonin
Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka bërë disa akuza...