Analizë mbi ecurinë e depozitave
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 04 October 2018
Financimi i aktivitetit të bankave që operojnë në Republikën e Kosovës, sigurohet kryesisht nga depozitat e mbledhura brenda vendit, të cilat mund të konsiderohen si burime më stabile të financimit. Depozitat në sektorin bankar edhe gjatë këtij viti po karakterizuan me rritje të qëndrueshme, duke vazhduar kështu trendin rritës qysh prej vitit 2002. Besimi i lartë i publikut në sektorin bankar të Kosovës, i bazuar në fundamentet e shëndosha mbi të cilat është ndërtuar dhe zhvilluar ky sektor, ka bërë që depozitat në këtë sektor të jenë të qëndrueshme gjatë gjithë periudhës së funksionimit të tij, përfshirë edhe periudhën e krizës globale.
Rritja e vazhdueshme e depozitave në sektorin bankar të Kosovës, përveç që ka qenë proces i natyrshëm i zhvillimit të një sektori të ri bankar, është ndikuar gjithashtu nga faktorë tjerë me ndikim të rëndësishëm në ekonomi.
Normat e interesit në depozita për vite me radhë, përjashtuar vitet e fundit, kanë qenë mjaft të larta dhe si të tilla i kanë bërë depozitat në sektorin bankar një instrument mjaft tërheqës për të investuar. Pastaj, rritja e vazhdueshme ekonomike ka bërë që të rriten të ardhurat e qytetarëve dhe bizneseve, duke ndikuar kështu pozitivisht në kapacitetin e ekonomisë për të gjeneruar kursime. Ndikim të rëndësishëm pa dyshim se ka pasur edhe rrjedha e qëndrueshme e transfereve nga jashtë, kryesisht remitencave, një pjesë e të cilave ka përfunduar si depozita në sektorin bankar.
Deri në korrik të vitit 2018, gjithsej depozitat shënuan rritje vjetore prej 5.6 përqind dhe arritën vlerën prej 3.13 miliardë euro. Rritja e qëndrueshme e depozitave ka qenë njëri ndër faktorët kryesor mbështetës për rritjen e kreditimit nga sektori bankar. Rrjedha e qëndrueshme e depozitave drejtë sektorit bankar ka bërë që ky sektor të jetë në gjendje që në vazhdimësi të rrisë financimin për ekonominë e vendit dhe në të njëjtën kohë të ruaj pozicionin e kënaqshëm të likuiditetit.
Formimi dhe menaxhimi i një baze të qëndrueshme të depozitave nga sektorët e brendshëm ka ndihmuar bankat që operojnë në Kosovë të mirëmbajnë një shkallë relativisht të ulët të mbështetjes në burime të jashtme të financimit, gjë e cila ka kontribuar në zvogëlimin e ndjeshmërisë së aktivitetit bankar në Kosovë ndaj zhvillimeve në tregjet e jashtme.
Burimi kryesor i depozitave në sektorin bankar të Kosovës janë depozitat e ekonomive familjare, të cilat përfaqësojnë rreth 72 përqind të gjithsej depozitave. Vlera e këtyre depozitave në korrik 2018 ishte 2.25 miliardë euro, e cila është për 5.2 përqind më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Depozitat e ekonomive familjare, duke qenë se janë të shpërndara në një numër më të madh të depozitorëve, konsiderohen të jenë më stabile dhe zvogëlojnë ekspozimin e sektorit bankar ndaj rrezikut të tërheqjes së menjëhershme të tyre, duke i kontribuar kështu zvogëlimit të rrezikut të likuiditetit për bankat.
Kategoria e dytë e depozitave për nga pjesëmarrja në gjithsej depozitat janë depozitat e ndërmarrjeve, të cilat përfaqësojnë rreth 24 përqind të gjithsej depozitave. Në krahasim me depozitat e ekonomive familjare, depozitat e ndërmarrjeve në periudhën e fundit janë karakterizuar me normë të rritjes dukshëm më të ulët. Vlera e tyre në korrik 2018 ishte 700.4 milionë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 1.5 përqind.
Ambienti i normave të ulëta të interesit në depozita qysh nga vitit 2014, dhe i cili po mbizotëron ende, është reflektuar në strukturën e përgjithshme të depozitave, ku vërehet një zhvendosje nga depozitat e afatizuara drejt depozitave të transferueshme. Kjo për faktin se normat e ulëta të interesit kanë dekurajuar afatizimin e mjeteve. Si rrjedhojë, pjesëmarrja e depozitave të transferueshme në gjithsej depozitat në korrik 2018 ishte 60 përqind, krahasuar me pjesëmarrjen prej rreth 42 përqind në vitin 2014. Përqendrimi i lartë i depozitave në depozita të transferueshme vështirëson rritjen e kredive me afat më të gjatë maturimi, prandaj mund të pritet që të ketë rritje të konkurrencës ndërmjet bankave për të tërhequr depozita me afat më të gjatë maturimi, e cila mund të manifestohet me norma më të lartë të interesit në depozita. Në vitin 2018 vërehet një tendencë e rritjes së normave të interesit në depozita, të cilat në korrik 2018 kishin një mesatare prej 1.54 përqind, krahasuar me 1.17 përqind në korrik 2017.
(KJO ANALIZË ËSHTË PËRGATITUR NGA BANKA QENDRORE E KOSOVËS)

T� tjera
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...






























