Analisti Raci e kritikon ashpër Sveçlën pas kërkesës drejtuar Gjermanisë: Gabim politik që ndikon edhe procesin e liberalizimit

Autori: Samire Jaha
14:06 | 09 January 2023
Analisti politik, Gazmir Raci, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për kërkesën e tij të bërë ndaj Gjermanisë për lejimin e pasaportave të skaduara, shkruan Gazeta Infokus.
Raci në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se kjo kërkesë e ministrit është një gabim politik sidomos duke qenë se Kosova është edhe në vitin përfundimtar për liberalizimin e vizave.
Ai thotë se kjo kërkesë e tij mund të krijojë telashe të reja politike, sidomos tek Gjermania që prej fillimit ka qenë hezituese për liberalizimin e vizave për Kosovës.
“Nëse e kanë kerku një letër të tillë unë konsideroj që ka qenë gabim politik për shkak se tash kemi hyrë në vitin përfundimtar të liberalizimit të vizave dhe kjo mund të krijojë telashe të reja politike sidomos tek Gjermania e cila e dimë që fillimisht Gjermania ka qenë hezituese për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, paramendoni po të kishte dërguar një letër të tillë edhe tek Franca e cila deri në momentin e fundit ka qenë skeptike për liberalizimin e vizave çfarë do të ndodhte”, ka deklaruar Raci për Infokus.
Ndryshe ai nga qeveria ka kërkuar që të bëjë një zgjidhje urgjente për furnizim me material pasi nuk është e mundur që dikush të lëvizë me dokumente të skaduara.
“Qeveria e Kosovës i ka të gjitha mekanizmat e saj ,ka buxhet të mjaftueshëm dhe duhet të bëjë zgjidhje të shpejtë emergjente për ta zgjidhur këtë problematik sepse nuk mund të lëviz askush me dokumentet e skaduara”, ka potencuar Raci për Infokus.
Ndryshe ministri Xhelal Sveçla i kishte bërë të shtunën kërkesë shtetit të Gjermanisë lejimin e hyrjes së qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta në atë shtet.
Kjo kërkesë e tij ka ardhur si pasojë e mungesës së materialit për ti pajisur me pasaporta qytetarët. E ku kjo mungesë e këtij materiali në vendin tonë është tash e disa muaj.
Ndryshe ishte raportuar edhe për nënshkrimin e një kontrate për furnizimin e këtyre materialeve për pasaporta por me kërkesën e ministrit të bënë të kuptosh se mungesa e materialit për pasaporta do të jetë edhe për një kohë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...