Lajme

Analisti nga diaspora: Nëse Albin Kurti nuk vetë emërohet kandidat për kryeministër, Thaçi le të gjejë mandatar tjetër

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 19 January 2020

Bleron Baraliu, analisti Kosovar i cili jeton në New York ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti po mendon që ka kohë pa kufi për të caktuar mandatarin për kryeministër.

E sipas tij kjo është absurde dhe irrituese, shkruan gazeta inFokus.

“VV/Albini po predikon se kushtetuta i lejon kohe pa kufi ne pritje per te propozu mandatarin. Kjo nuk eshte vetem absurde dhe irituese, nuk eshte vetem fyerje e inteligjences se votuesve dhe denigrim i pak vlerave te mbetura ne politikeberjen kosovariste – por eshte edhe legalisht e pavertete”, shkruan Baraliu.

-Advertisement-

E ky analist thotë se në rastin e formimit të qeverisë ai e lexon frymën ligjore që nënkupton 15 ditë pas formimit të kuvendit duhet të formohet qeveria nga partia fituese.

“Ne juridike, kur ka mungese te saktesise teknike ne ndonje pike, ekziston koncepti i ‘frymes se ligjit’ mbi te cilen mbyllen paqartesite dhe vrimat teknike. Kjo fryme nenkupton qellimin e deshiruar nga shkruesit imperfekt te ligjeve (e ne kushtetute te Kosoves mund te fusesh kamione ne vrimat e lera!) Ne rastin e formimit te qeverise, une lexoj frymen ligjore te nenkuptoje se 15 dite pas formimit te kuvendit ose duhet te formohet qeveria nga partia fituese, ose duhet t’i kaloj mandati dikujt tjeter nga parti tjeter! Me kete te dyten gjithsesi pajtohet dhe baci Gjun (M Baraliu), autoritet i pakrahasueshem ne interpretim te kushtetutes se Kosoves”, shkruan ai.

E ai gjithashtu thotë se nëse Albin Kurti nuk e kandidon veten mandatar për kryeministër deri nesër, Hashim Thaci le të emërojë dikë tjetër.

“Prandaj, edhe pse apriori jam vendosmerisht kunder cfaredo thirrjeje qe len VV ne opozite, jam i mendimit te prere qe nese Albini nuk (vet)emerohet edhe formalisht kandidat per KM deri neser, HTh ka jo vetem te drejte por edhe obligim kushtetues te kerkoj mandatar tjeter – ose ta dergoj vendin ne zgjedhje nese nuk arrin ta beje kete brenda 15 diteve tjera”, shton Baraliu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera