Analistët: Zgjedhjet përmes peticionit nuk pritet të zgjidhin situatën në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
20:23 | 03 September 2023
Qeveria e Kosovës pritet që gjatë javës së ardhshme të përfundojnë aktet nënligjore që i hapin rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Nëpërmjet këtij dokumenti pritet të përcaktohen rregullat se si të organizohet peticioni, që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre.
Por analistë shqiptarë e serbë thonë se peticioni nuk pritet të zgjidh problemin në veri të Kosovës.
Politologu serb nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiç, thotë për Zërin e Amerikës se serbët nuk do t’i nënshtrohen peticionit pasi sipas tij ata nuk dëshirojnë të marrin pjesë në çfarëdo zgjedhje pa u përmbushur kërkesat e tyre.
“Pra komuniteti serb në veri nuk dëshiron të marr pjesë në zgjedhjet e reja pavarësisht se në çfarë mënyre do të shkohet qoftë përmes peticionit apo qoftë përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Sa i përket peticionit serbët nuk do të marrin pjesë për të mbledhur nënshkrimet sepse kjo do të thotë kthim në institucionet e Kosovës gjë që ende nuk dëshirojnë sespe nuk janë përmbushur ende disa kushte që janë paraqitur”, tha ai.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se dokumenti i qeverisë nuk është i mjaftueshëm për të mundësuar zhvillimin e procedurave dhe se bie ndesh me ligjin për Vetëqeverisje lokale. Ai thotë se shkuarja në zgjedhje përmes peticionit do të zvarrisë procesin e zgjedhjeve në tërësi.
“Problematikë është fakti që duhet që për të administruar një proces i tillë në tërësi dhe për të pasur kryetarë të rinj në komunat veriore mund të na duhen të paktën katër deri në gjashtë muaj kohë në rast se ndiqen të gjitha procedurat nominale siç parashihen me udhëzim administrativ dhe pastaj në bazë të normave dhe standardeve ndërkombëtare se brenda çfarë periudhe duhet të organizohet procesi i votimit për largimin e kryetarëve”, tha ai.
Zgjedhjet e reja në veri janë pjesë e hapave për uljen e tensioneve që shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë.
Zoti Cakolli thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e kryetarëve aktual pasi që përmes peticionit nuk ka asnjë siguri që pjesëmarrja e komunitetit serb për largimin e kryetarëve mund të pasohet edhe me pjesëmarrje në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
“Kësisoj do të mund të arrijmë në pikën kur edhe pse administrohet një proces i votimit dhe kryhen procedurat në fakt vetëm kthehemi në pikën e njejtë ku potencialisht zgjedhen kryetarët e rinj nga radhët e komuniteteve tjera përveç atyre serbe e që pastaj pritet prapë të shkarkohen nga ana e qytetarëve serbë duke ditur sa kompakt ata janë në aspektin demografik por edhe atë të nxitjes nga ana e Listës Serbe apo Beogradit zyrtarë për të votuar për largimin e kryetarëve aktual të komunave”, tha ai.
Në fillim të muajit qershor Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja.
Politologu Gogiç thotë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po dëshirojnë të mbajnë sa më gjatë krizën në veri në mënyrë që të mos përmbushin detyrimet për të cilat janë zotuar.
“Pra edhe njërit edhe tjetrit i konvenon kjo situatë pasi që nuk është më shumë dramatike, kështu që tani është e durueshme, nuk është në atë nivel që mund të ndodhin disa incidente të dhunshme, mendoj se kjo është për Prishtinën, serbët në veri dhe Beogradin situatë më e favorshme sepse kjo situatë në veri u mundëson edhe Beogradit edhe Prishtinës të mos përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit”, tha ai.
Zoti Gogiç thotë se mënyra më e mirë për tejkalimin e krizës në veri të Kosovës është përmes rritjes së trysnisë nga vendet perëndimore duke pezulluar liberalimin e vizave për Serbinë dhe Kosovën.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar për 14 shtator një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale ndërmjet të dyja vendeve. /VOA

Të tjera
-
Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr
Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dr...
-
CNN: Versioni i ri i Trump për takimet në Zyrën Ovale i ka tronditur disa liderë të huaj
Vizitat e liderëve të huaj në Shtëpinë e Bardhë dikur ishin raste për diploma...
-
Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës së të dielës në Frankfurt,...
-
Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se një zjarr i madh ka përf...
-
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës sot në 27-vjetorin e saj...
-
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
Presidenca daneze e Këshillit të Bashkimit Evropian është zotuar se do të pun...
-
Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat
Importi i madh e ka vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme ekonomike, ...
-
Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut
Afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për nënshkrimi...
-
Alarmi i rremë për bombë në Kuvend, Kurti: Konfirmimi se kërcënimi erdhi nga Serbia, dëshmon luftën aktive hibride ndaj vendit tonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për, siç tha...
-
Varroset sot dyvjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut
Sot varroset dyvjeçarja e cili vdiq tragjikisht pasi ra në një pishinë familj...
-
Sveçla: Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është një shtetas serb, në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladic
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për kërcë...
-
Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë
Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riu...