Lajme

Ambasadorja Butel siguron se Franca do ta mbështes fuqishëm Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 14 October 2021

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, pritën në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine Butel, transmeton Gazeta Infokus.

Gjatë këtij takimi fillimisht zëvendësministri Syla, i uroi postin e ri, kolonelit Coussiere, duke theksuar se tashmë një atmosferë shumë e mirë e punës është krijuar me atasheun paraprak të tij dhe se një bashkëpunim i tillë të vazhdojë duke u thelluar edhe më tej.

Fillimisht, zëvendësministri Syla, i uroi postin e ri, kolonelit Coussiere, duke theksuar se tashmë një atmosferë shumë e mirë e punës është krijuar me atasheun paraprak të tij dhe se një bashkëpunim i tillë të vazhdojë duke u thelluar edhe më tej.

-Advertisement-

Gjithashtu, zëvendësministri Syla e falënderoi ambasadoren Butel për kontributin e gjithanshëm të dhënë nga ana e shtetit të Francës për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Ai, ndër të tjera, ambasadorit francez i rikujtoi objektivat, qëllimet strategjike, si dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në anën tjetër, ambasadorja Butel e siguroi zëvendësministrin Syla për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme dhe 0bashkëpunimit të mirë me Republikën e Francës dhe siguroi së përmes atasheut të ri, kolonel Coussiere, ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera