Ambasadori suedez: Së shpejti do të ketë marrëveshje përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 20 January 2023
Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Westerlund ka thënë në emisionin “Marrëveshje!?” të radios serbe “Radio Kim”, se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën mbikëqyrjen e BE-së ka bërë një rrugë të gjatë dhe se pritet që së shpejti të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, ai thekson se ka mungesë besimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Westerlund ka thënë se është optimist se zgjidhja do të arrihet shpejt dhe se në dekadën e fundit është arritur shumë, transmeton Paparaci.
“Duke e parë këtë nga një lloj perspektive dhjetëvjeçare, ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Kemi 33 marrëveshje, kështu që duhet të jemi realisht në fund të këtij procesi. Kështu që, në këtë kuptim, jam optimist se zoti Lajçak dhe Escobar mund ta bëjnë atë. Por ajo që mungon këtu është besimi mes dy liderëve. Përvoja ime e mëparshme në shumë procese ndërmjetësimi më thotë se duhet të ketë besim mes liderëve. Ju duhet të uleni, jo vetëm për një ditë në Bruksel, por duhet të uleni për ditë e javë të tëra së bashku dhe të bisedoni vërtet për gjërat më të vështira”, ka thënë Westerlund.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...