Ambasadori shqiptar në OKB përplaset me Rusinë për Ramush Haradinajn
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 15 June 2022
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u diskutua mbi raportin e Mekanizmit Ndërkombëtar i Mbetjeve për Tribunalet Penale.
Përfaqësuesi rus, Gennady Kuzmin, në fjalën e tij akuzoi perëndimin për prirje të hetimeve antiserbe dhe për bindjen se populli serb ka qenë përgjegjës për krimet e viteve të 90-ta.
Madje, ambasadori rus akuzoi Tribunalin e Hagës se favorizoi ish – udhëheqësit e UÇK-së gjatë gjykimit të tyre, duke u përpjekur që Serbinë ta paraqes si viktimë në zhvillimet e fundit të viteve 90’ta.
Kuzmin, vazhdoi me spekulimet e njohura të Rusisë për UÇK-në, duke përmendur Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin.
“Më lejoni t’u bëj një pyetje kolegëve tanë perëndimorë që duan të spekulojnë për qasjen e përqendruar te viktima. Çfarë mendoni se ndjenin të afërmit e njerëzve që ishin shitur në skllavëri ose për korrje organesh kur shikonin “udhëtimet evropiane” dhe “turet politike” të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre? Dhe si u fut lufta kundër pandëshkueshmërisë në këtë skemë?, tha ai.
Ndaj këtyre deklaratave të përfaqësuesit rus, reagoi ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha.
Ia rikujtoj Rusisë se ish – kryeministri Ramush Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Ai si kryeministër dha dorëheqje, u vetëdorëzua para drejtësisë, u përballë me akuza dhe në fund doli i pafajshëm. A do të veprojnë njëjtë edhe ushtarakët dhe politikanët rusë, të përfshirë në agresionin kundër Ukrainës?”, u shpreh ambasadori Hoxha.
Hoxha u shpreh se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit apo revizionizmi i historisë nga ana e Rusisë dhe Serbisë janë të papranueshme. Ata nuk duhet të kenë vend askund, aq më pak në Ballkanin Perëndimor, pasi çnderojnë kujtimin e mijëra viktimave, të gjenocidit në Srebrenicë, të mizorive në Vukovar apo në Raçak, ata kundërshtojnë vendimet e ICTY dhe kundërshtojnë vlerat më themelore evropiane.
“Tribunali i Hagës, hetoi në Shqipëri mbi pretendimet për ‘trafikim organesh’, hapur, lirshëm dhe nuk gjeti asgjë, dua të them asgjë, për të vërtetuar asnjë nga akuzat. As atëherë, as më vonë, as tani, as kurrë, për arsyen shumë të thjeshtë se akuzat ishin ndërtuar mbi hiçin”, tha ndër të tjera Hoxha.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...