Lajme

Ambasadori gjerman: Mësimi i gjuhës gjermane është trend lulëzues në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 29 April 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka qëndruar sot gjatë ditës në Prizren përgjatë një vizite që ka zhvilluar në një gjimnaz privat. Rohde ka thënë se mësimi i gjuhës gjermane është bërë një trend lulëzues në Kosovë.

“Mësimi i gjuhës gjermane është një trend lulëzues në Kosovë. Shumë falimindeirt partnerëve të Gjermanisë Loyola Gimnasium për ftesën që më kanë bërë në Shtëpinë e tyre të Hapur”, ka shkruar Rohde.

Gjermania është një prej shteteve ku kosovarët shkojnë me të madhe për të punuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë. Një prej kushteve kryesore është të mësuarit e gjuhës gjermane, gjë për të cilën kosovarët shpenzojnë edhe shumë para nëpër kurse private.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera