Lajme

Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 21 December 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Albin Kurti të mërkurën, sipas Ekonomia Online.

KOHA ka provuar të kontaktojë me Qeverinë për të marrë qëndrim nëse ky takim është i rregullt apo ka të bëjë me tensionet e fundit në veri. Deri në publikimin e artikullit, nuk ka marrë përgjigje.

Kurti të martën në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Guardian”, ka thënë se rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak duhet të zhbllokohen. Por ka shqetësim se mund të ndodhin incidente më të rënda gjatë procesit të zhbllokimit të rrugëve.

-Advertisement-

Ndërkohë, SHBA-ja ka bërë thirrje vazhdimisht për ulje të tensioneve.

Pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, situata në veri ka ngelur e tensionuar. Policia dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u sulmuan në përpjekjet e tyre për t’i organizuar zgjedhjet në katër komunat e veriut. Pas tensioneve të shkaktuara, zgjedhjet janë shtyrë për në prill.

Serbët po protestojnë kundër arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, të dyshuar për sulmet ndaj Policisë dhe KQZ-së. Që nga 9 dhjetori, serbët kanë vendosur barrikada në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera