Lajme

Ambasadori amerikan Christopher Hill të hënën viziton Bujanocin

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 26 March 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill të hënën (27 mars) do të vizitojë Bujanocin.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga kabineti i kryetarit të Bujanocit, ambasadori amerikan Hill nw ora 11:30h, do të takojë kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

Gjithashtu nga 14:45h, Christopher Hill do të takohet edhe me deputetin popullor, Shaip Kamberin.

-Advertisement-

Deri më tani, nuk dihet natyra e vizitës së ambasadorit amerikan, mirëpo kjo vizitë e tij vie pak ditë pas marrëveshjes së arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera