Lajme

Ambasada Gjermane kundër zgjedhjeve, rikujton punët që duhet t’i bëjnë institucionet

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 06 May 2017

Merten Menger, Zëdhënës në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ka deklaruar për gazetën Zëri se nëpërmjet zgjedhjeve të reja Kosova do të humbte kohë dhe para, pa qenë e paparashikueshme që, siç thotë ai, zgjedhjet e parakohshme do të ndryshonin dicka thelbësore në vend.

“Në vend të kësaj ne apelojmë tek të gjitha forcat politike në Kosovë për t’u kthyer tek zhvillimi i një dialogu konstruktiv mbi çështjet objektive. Vetëm nëpërmjet punës konstruktive politike mund të përmbyllen me sukses qëllimet e rëndësishme politike, siç është Demarkacioni i Kufirit, apo themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, ka theksuar Menger, duke shtuar se Kosova ka shumë sfida tjera më urgjente, nisur nga ratifikimi i marrëveshjes me malin e Zi, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe apo vendosja e një sigurimi funksional shëndetësor.

Edhe zyrtarët e Ambasadës Amerikane kanë deklaruar se liderët kosovarë duhet fokusuar në përmbushjen e objektivave kryesore, siç është përmirësimi i sundimit të rendit dhe ligjit, lehtësimin e investimeve vendore dhe të huaja, ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, kalimin e ligjit për Liritë Fetare, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogut.

-Advertisement-

“Këto çështje duhet të adresohen nga ky Kuvend dhe nga kjo Qeveri pa kurrfarë vonesash”, ka deklaruar për “Zërin” zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Michelle Schohn.

Ndërkaq zyrtarët e Ambasadës Britanike në Prishtinë nuk kanë preferuar të përgjigjen për këtë çështje, siç kanë thënë për shkak të heshtjes parazgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar. /Zeri.info

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera