Lajme

Ambasada e SHBA-së: 24 vjet më parë, falë NATO-s shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 12 June 2023

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi.

Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes.

“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera