Lajme

Ambasada e Amerikës publikon fotografi të Escobar-it në Kosovë: Vizita ishte e plotë dhe produktive

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 21 October 2022

Vizitë produktive e ka quajtur Ambasada Amerikane në Prishtinë, vizitën e të ngarkuarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shpërndarë disa fotografi të Escobar gjatë takimit me krerët e shtetit, opozitën dhe krerët e Kishës Ortodokse serbe duke e quajtur vizitën e tij si “të plotë dhe produktive”.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar pati një vizitë të plotë dhe produktive në Kosovë këtë javë. Ai pati takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe me krerët e Kishës Ortodokse Serbe dhe të opozitës politike”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera