Lajme

‘Alternativa’ është në negociata me krejt dynjanë dhe më gjerë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 12 May 2017

Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda janë larguar nga partitë AKR, respektivisht VV, për të prezantuar një alternativë të re. Por, edhe e para, edhe i dyti, duket që nuk po e përjashtojnë mundësinë për koalicione me ish-partitë. Po ndodhin edhe gjera të tilla këto ditë…

KTV, të premten, ka raportuar se ‘Alternativa’ është në bisedime me LDK’në, për tu arritur një marrëveshje që synon një koalicion të gjerë fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Krejt kjo, raportohet se po bëhet me qëllimin që t’i jepet fund qeverisjes së PDK’së, e cila deri të mërkurën ka bashkëqeverisur me LDK’në, partinë e cila ‘Alternativa’ po synon të bashkëpunojë.

-Advertisement-

Të njëjtat burime, tregojnë se tashmë është formuar një grup punues i LDK’së dhe Alternativës, që po synojnë të hartojnë dokumentin mbi parimet e bashkëqeverisjes.

Raportimet e fundit, nuk përjashtojnë që pjesë e këtij koalicioni të jetë edhe AKR’ja e Behgjet Pacollit. Me këta të fundit, Mimoza Kusari-Lila kishte fituar komunën e Gjakovës, për tu larguar më pas nga partia, që të krijojë Alternativen me Ilir Dedën.

Edhe ish-partia e këtij të fundit, Lëvizja Vetëvendosje parashihet të jetë pjesë e këtyre negociatave, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, partitë pulitke në Kosovë, sipas afateve që të enjten ka aprovuar KQZ’ja, deri të hënën më së largu duhet të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhjet e 11 qershorit, të shpallura nga Presidenti një ditë pasi Kuvendi rrëzoi Qeverinë e Isa Mustafës me një mocion mosbesimi të iniciuar nga opozita, e të përkrahur nga PDK’ja.

Deri me tash, koalicioni i vetme parazgjedhor, i zyrtarizuar gati një vite më parë, mbetet ai i AAK’së së Ramush Haradinajt me NISMA’n e Fatmir Limajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera