Alkooli mbron kundër sulmit të zemrës, por rrit rrezikun e kancerit
Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 19 November 2019
Një hulumtim i ri zbulon se prija e alkoolit redukton për 24 për qind rrezikun për sulm të zemrës, por rrit rrezikun e kancerit.
Konsumimi i alkoolit mbron kundër sulmit të zemrës, por rrit rrezikun nga shumë lloje të kancerit, thuhet në këtë hulumtim botëror.
Hulumtimi, i cili ka përcjellë progresin e 114,970 pjesëmarrësve për rreth 4 vjet, ka treguar se pirja e alkoolit redukton rreth 24 për qind rrezikun për sulm në zemër, shkruan The Telegraph.
Ata që e konsumojnë mesatarisht alkoolin ishin më të mbrojtur se sa ata që e konsumojnë më pak ose ata që e konsumojnë shumë.
Por, gjithashtu në këtë studim është zbuluar edhe se ata të cilët nuk pinë alkool, 51 për qind janë më të rrezikuar nga zhvillimi i ndonjë kanceri të caktuar. Këtu përfshihet kanceri i gojës, ezofagut, stomakut, zorrëve, mëlçisë, gjirit, vezoreve, kokës dhe qafës.
Pirja e alkoolit gjithashtu rrit rrezikun e vuajtjes së lëndimeve për 29 për qind, sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
Konsumimi i alkoolit në nivel të lartë dhe normal, të dyja çuan dukshëm lartë normën e vdekjes nga të gjitha shkaqet.
Udhëheqësi i hulumtimit, Dr Andrew Smyth, nga Universiteti McMaster në Kanada
“Të dhënat tona mbështesin thirrjen për të rritur ndërgjegjësimin globalisht në lidhje me rëndësinë e dëmshmërisë nga përdorimi i alkoolit dhe nevojën për të identifikuar dhe synuar më tej ndryshueshmërinë e përcaktuesve të dëmshmërisë nga përdorimi i alkoolit”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit, Dr Andrew Smyth, nga Universiteti McMaster në Kanada.
Ndërsa bashkë-autori i këtij hulumtimi, Dr Salim Yusuf, drejtor i Institutit Kërkimor të Shëndetësisë së Popullsisë të këtij universiteti, ka thënë: “Për shkak se konsumimi i alkoolit është duke u rritur në shumë vende, rëndësia e alkoolit si një faktor rreziku për sëmundje mund të nënvlerësohet. Prandaj, strategjitë globale për të reduktuar dëmshmërinë nga përdorimi i alkoolit janë thelbësore”.
Pjesëmarrësit e këtij studimi vijnë nga 12 vende të ndryshme të botës me nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik.
Vendet me të ardhura të larta janë përfaqësuar nga Suedia dhe Kanadaja, vendet me të ardhura mesatarisht të larta nga Argjentina, Brazili, Kili, Polonia, Afrika Jugore dhe Turqia, vendet me të ardhura mesatarisht të ulëta nga Kina dhe Kolumbia dhe vendet me të ardhura të ulëta nga India dhe Zimbabve.
Në këtë studim është matur konsumimi javor i alkoolit.
Konsumimi i alkoolit në nivel të ulët është përcaktuar me nga 7 pije në javë, në nivel mesatar me nga 7 deri në 14 pije për femra dhe 7 deri në 21 për meshkuj, ndërsa në nivel të lartë me më shumë se 14 pije për femra dhe me më shumë se 21 pije për meshkuj.
Të tjera
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...