Lajme

Aliu parlajmëron autostradën e Gjilanit, i bën thirrje Luginës ta votojnë listën Shaip Kamberi

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 15 December 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me disa prej përfaqësueve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinanin dhe kreun e Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimajn, është lajmëruar nga Dheu i Bardhë, duke thënë se nga viti i ardhshëm do të vazhdohet ndërtimi i autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë.

Aliu ka thënë se është takuar me Shaip Kamberin e Ragmi Mustafin, për të shprehur përkrahjen për subjektet shqiptare të bashkuar nën petkun e “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon-Shaip Kamberi”.

Aliu ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës të votojnë këtë listë, që sipas tij paraqet rezistencën kryesore ndaj regjimit antishqiptar dhe jodemokratik të Vuçiqit.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Tek Dheu i Bardhë, kalimi kufitar që na lidhë me Luginën, e që vitin e ardhshëm po e vazhdojmë ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë.

Bashkë me Arditën, Hysin, Kadriun dhe Ragmiun u takuam me Shaip Kamberin, bartësin e Listës së subjekteve të bashkuara shqiptare ‘’Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi’’, për t’i shprehur mbështetjen tonë dhe për t’i bërë thirrje secilit shqiptar nga Lugina që të votojë këtë listë që paraqet rezistencën kryesore ndaj një regjimi antishqiptar, autoritar dhe jodemokratik siç është ky aktual në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera