Lajme

Aleatja e Kilicdaroglu akuza kampit të Erdoganit: Do ta ndjekim çdo votë, deri në mëngjes jemi këtu

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 14 May 2023

Meral Aksener, udhëheqësja e partisë së dytë më të madhe në aleancën opozitare të Kilicdaroglu, ka thënë se rivalët e tyre po punonin për të ndryshuar perceptimin e publikut në një zgjedhje tjetër.

“Por ne nuk do ta pranojmë, sepse e kemi parë këtë film shumë herë më parë”, shtoi drejtuesja e Partisë IYI në një postim në Twitter, duke kritikuar me sa duket rezultatet e raportuara nga agjencia shtetërore Anadolu.

“Ne do të ndjekim çdo votë që ka dhënë kombi ynë deri në fund”, shtoi Aksener, ka rpaortuar Al Jazeera, transmeton Express.

-Advertisement-

Ajo tha: “Jemi këtu deri në mëngjes! Mos u shqeteso; gjithçka është në rregull – dielli është në vendin e tij! Ne po fitojmë!”, ka deklaruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera