Lajme

Albulena Haxhiut pritet t’i shkojnë në takim Vetëvendosja dhe komunitetet

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 17 August 2026

Takimi konsultativ i ftuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, pritet të mbahet pavarësisht refuzimit të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Haxhiu ka ftuar subjektet politike parlamentare në një takim konsultativ, në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar situatën aktuale politike dhe institucionale në vend.

Megjithatë, tri partitë opozitare kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë takim.

-Advertisement-

Pavarësisht refuzimit të tyre, Vox Kosova merr vesh se takimi pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive parlamentare që përfaqësojnë komunitetet.

Në këtë takim pritet të zhvillohen konsultime me subjektet që kanë pranuar ftesën e Haxhiut.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse në takim do të marrë pjesë vetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është ftuar nga Haxhiu, apo në emër të Vetëvendosjes do të marrë pjesë ndonjë përfaqësues tjetër i partisë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy