Lajme

Albulena Haxhiu tregon punën për të cilën ndjehet krenare si ministre e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 01 January 2023

2022 ka qenë vit i vështirë për Kosovën në fushën e drejtësisë, marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë tash e një kohë të gjatë.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është krenare për një gjë përgjatë mandatit gati dyvjeçar si drejtuese e këtij dikasteri.

Në një intervistë për Klankosova.tv, ku ajo shpalosi copëza nga jeta personale e profesionale, Haxhiu përmendi edhe disa pika për të cilat është krenare me punën.

-Advertisement-

“Kemi shënuar një progres evident në gjitha prioritetet tona. Reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimi i dhunës në familje dhe adresimi i krimeve të luftës por kemi edhe shumë punë për të bërë”.

“Këto janë reforma shumë të rëndësishme që presim efektet e tyre në vitin e ardhshëm”, tha Haxhiu në këtë intervistë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera